Sot kryetari i Komunës z. Ilir Ferati së bashku me Drejtorin e Shoqatës Humanitare “KIF Liria” z. Xhafer Balaj, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për realizimin e projektit me bashkëfinancim “Hapja e dy pusave-bunare në bjeshkët e Istogut.”
Ky projekt do të realizohet me qëllim të krijimit të kushteve të nevojshme për zhvillimin e kulturave të ndryshme bujqësore sidomos në shërbim të blegtorëve dhe zhvillimit të turizmit në bjeshkët e Istogut.
“Kjo është nevojë e domosdoshme për bujqit dhe turistët të cilëve po u krijojmë kushte elementare për zhvillimin e aktiviteteve të tyre.” tha ndër të tjera Kryetari Ferati.
Hapja e dy puseve do bëhet në vendet ku ka probleme me ujë, përkatësisht në pjesët ku bujqit dëshirojnë që ta zhvillojnë prodhimtarinë bujqësore dhe turistët aktivitetet e tyre.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.