Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës, mbahet manifestim për të shënuar 20 Qershorin-Ditën e Çlirimit të Komunës së Istogut Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës, mbahet manifestim për të shënuar 20 Qershorin-Ditën e Çlirimit të Komunës së Istogut;
Manifestimi qendror do të mbahet më datën 20.06.2010 (e diele), sipas kësaj
A GJ E N D E:
10:30-nisja para ndërtesës së Kuvendit (Kryetari, Delegatët e Kuvendit, FSK, Shoqatat e dala nga lufta dhe qytetarë) për të vendosur kurora lulesh dhe për të bërë homazhe te Përmendorja e Dëshmorëve në qendër të qytetit.
11:00-manifestimi qendror në Sallën e Kuvendit Komunal
-fjalë rasti :
Kryetari i Komunës
Përfaqësuesi i shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së
11:30-koktej
Nga Drejtoria për Arsim dhe Kulturë do të organizohen këto aktivitete:
Sektori i Kulturës:
Data: 20.06.2010, do të hapet ekspozitë me punime artistike të nxënësve të shkollave të Komunës së Istogut, në hollin e Shtëpisë së Kulturës në Istog, me fillim në ora:12:00.
Sektori i Sportit:
Datë:18.06.2010, turnir në stritboll; lojërat do të zhvillohen në fushën sportive të Gjimnazit ”Haxhi Zeka” në Istog, me fillim në ora :17:00.