Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Organizata Daneze për Refugjat (DRC), në bashkëpunim me autoritetet komunale, ka organizuar vizitën “Shko & Shiko”, e treta me radhë, për 19 të zhvendosur të komunitetit serb nga fshati Daragolec i Poshtëm.
Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Gjatë ditës së djeshme, ata kanë vizituar pronat e veta, varrezat dhe Manastirin e Gorioqit për çka edhe kanë falënderuar organizatorin dhe strukturat komunale për mundësinë që ju është dhënë atyre që të jenë në pronat e tyre.
Zyrtari komunal për Kthim, z. Bajram Çelaj, ju ka dëshiruar atyre mirëseardhje dhe ju ka premtuar se komuna do të bëjë gjithë atë që është në kompetencën e saj që të ju mundësoj të gjithë të zhvendosurve kthim në vatrat e veta, e drejtë kjo fundamentale e secilit qytetarë të Kosovës. Mirëpo, ai ka bërë me dije se tanimë ndodhemi në një ,periudhë të pa përshtatshme edhe klimatike por edhe buxhetore sa i takon kthimit të tyre meqë ndodhemi në fundin e vitit.
Sidoqoftë, z. Çelaj ka njoftuar pjesëtarët e komunitetit serb se një kthim paraprakisht i organizuar mirë, do të jetë i favorshëm në radhë të parë për vetë të zhvendosurit, ndërkaq ka përmendur edhe rastin e kthimit “kry në vehte” të të zhvendosurve në fshatin Zallq, kthim ky që është shoqëruar me shumë vështirësi si në strehimin e tyre por edhe me probleme serioze të sigurisë.
“Istogu është një ndër katër komunat që përfiton fonde nga Komisioni Evropian përmes projektit të RRK-së, (Kthimi dhe Ri-integrimi në Kosovë) e që në fazën e parë dhe të dytë komuna jonë ka përfituar 157 shtëpi”, ka thënë z. Çelaj.
Blagoje Zuviq, njëri nga të zhvendosurit e fshatit Dragolec, i mllefosur është shprehur:” “Duam të kthehemi, nuk mund të jetojmë më në Serbi”.
Në brifingun e sotëm, u dëgjuan edhe vërejtje të shumta për abuzim me pronën e tyre.