Drejtori i Zyrës Rajonale të OSBE-së, në Pejë, z. Jovdat Mammadov dhe zyrtarë tjerë nga kjo organizatë, kanë marrë pjesë në një ceremoni rasti në Istog, për ta shpallur Bibliotekën Ligjore në komunën e Istogut si më të mirën në rajonin e Pejës.

Projekti i OSBE-së për biblioteka Ligjore, pati shtrirje në shumicën e komunave të Kosovës, i filluar në vitin 2008, qëllim parësor i të cilit ishte themelimi i Bibliotekave Ligjore nëpër komuna, ngritja e kapaciteteve brenda për brenda komunave në mënyrë që zyrtarët, por edhe të tjerët, të jenë në linjë me at që quhet, “sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë nëpër komuna”.
Komuna e Istogut ka përfituar nga ky projekt duke ju ofruar zyrtarëve dhe qytetarëve të komunës mundësinë për të konsultuar literaturën ligjore që kjo bibliotekë, tashmë, ka në dispozicion. E gjithë kjo ka rezultuar si projekt mjaft i suksesshëm dhe i dobishëm;
 
Shefi i OSBE-së, pranë Zyra Rajonale në Pejë, Z. Jovdat Mammadov ka shprehur kënaqësinë që ndodhet në ambientet e vet bibliotekës për të parë arritjet që janë bërë në kuadër të projektit, të implementuar nga ana e OSBE-së. Ai i ka dorëzuar kryetarit të Komunës z. Haki Rugova çekun prej 1000 Euro, si shpërblim për Bibliotekën Ligjore më të mirë në rajonin e Pejës.
“Implementimi i suksesshëm i këtij projekti nuk do të mund të arrihej pa angazhimin e të gjithë akterëve, dhe unë jam i entuziazmuar që më është dhënë rasti të ju komplimentoj dhe të ju falënderoj për këtë arritje”, ka thënë z. Mammadov në fjalën e vet.
 
Nga ana tjetër, kryetari i komunës z. Haki Rugova ka falënderuar OSBE-në për këtë projekt duke shtuar, “Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm që komuna ka në vazhdimësi me këtë organizatë, tashmë është bërë tradicional; këshillat dhe sugjerimet e zyrtarëve të OSBE-së, ne i konsiderojmë shumë seriozisht”.
 
Edhe zyrtarja përgjegjëse për mbarëvajtjen e bibliotekës ligjore, znj. Zekije Sutaj, ka falënderuar OSBE-në dhe ka shfaqur bindjen se mbështetja e kësaj organizate nuk do të mungojë edhe në të ardhmen.
 
 
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.