Sot me datë 17 Nëntor përfundoj “Fushata Vetëdijesese Kundër Trafikimit me Njerëz” e mbajtur nga Zyrtarja për Mbrojtje të Fëmijëve dhe Riintegrim në kuadër të Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete – Drejtoria për Administratë Komunale në bashkëpunim me përfaqësues nga Stacioni Policor në Istog.
Qëllimi i fushatës ishte parandalimi i trafikimit të qenieve njerëzore, si një nga format me të rënda të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe ngritja e vetëdijes së popullatës së gjerë për rolin dhe rëndësinë e identifikimit të hershëm të viktimave potenciale të trafikimit, faktorët dhe pasojat e trafikimit, si dhe vetëdijesimi për raportimin e rasteve të trafikimit tek institucionet përgjegjëse.
“Fushata Vetëdijesuese kundër Trafikimit me Njerëz” është mbajtur me nxënësit e klasave të VIII, IX, X, XI në shkollat: FSHMU “Trepça” Banjë, FSHMU “Hysni Zajmi” Vrellë, FSHMU “Zymer Zeka” Kaliqan, FSHMU “Bajram Currri” Istog, IAAP “Mithat Frashëri” Gurrakoc, FSHMU “Tre Dëshmorët e Shkollës Shqipe” Uçë, SHFMU “Avni Rrrustemi” Zallq, Gjimnazi “Haxhi Zeka” Istog, SHFMU “Martin Camaj” Gurrakoc si dhe përmbyllja e fushatës është mbajtur në Stacionin Policor në Istog.
Mesazhi i fushatës “TRAFIKIMI PREKË TË GJITHË! TA MBROJMË VETËN DHE FËMIJËT TANË!“
Sllogani “MOS HESHT”