Sektori për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete në kuadër të Drejtorisë për Administratë Komunale në bashkëpunim më Qendrën për Mirëqenies e Gruas dhe përkrahjen e NDI-së, në kuadër të fushatës globale kundër dhunës konkretisht ‘’16 Ditë të Aktivizimit kundër Dhunës në Bazë Gjinore’’, ka organizuar dhe mbajtur tri takime informuese më nxënës dhe katër tryeza diskutimit më akterë të ndryshëm institucional: përfaqësues nga policia, Qendra për Punë Sociale, Këshillë Juridike Falas, arsimi, shëndetësia, OJQ-të nga komuna e Istogut, përfaqësueset të KK-së dhe përfaqësues nga komuna.
Në këto tryeza u diskutua në përgjithësi për dukurinë e dhunës, format e saj, pasojat e dhunës, identifikimin, parandalimin, mekanizmat dhe raportimin e dhunës, po ashtu për pjesëmarrësit u shpërndanë edhe broshura.
Në çdo aktivitet gjatë fushatës u promovua sllogani i përzgjedhur për këtë vit ‘’SOT DHE ÇDO DITË TJETËR’’ që ka qëllim luftimin e dhunës sot dhe çdo ditë tjetër.
Ligjëruese në këto tryeza ishte znj.Ardita Ramizi Balaj, Drejtoreshë në Qendrën për Mirëqenies e Gruas me seli në Pejë.
Qëllimi i kësaj fushatë është ngritja e vetëdijes dhe adresimi institucional për luftimin e këtij fenomeni mjaftë shqetësues për terë botën edhe në Kosovë.
Pjesëmarrës tjerë në këto tryeza ishin edhe: z.Valmir Rama, Nënkryetar i komunës për Komunitete, z.Arben Kabashi, Drejtor i Drejtorisë për Administratë Komunale dhe drejtorë të drejtorive përkatëse.