Me rastin e shënimit të 20 Nëntorit- Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, zyrtarja për Mbrojtje të Fëmijëve dhe Rintegrim në kuadër të Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete – Drejtoria për Administratë Komunale mbajti një ligjëratë më nxënës në SHFMU “Mehmet Akif” në Shushicë.
Qëllimi i ligjëratës ishte që ti informoj nxënësit për të drejtat e tyre që iu garantohen në Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, ligjin për mbrojtjen e fëmijës si dhe akte ndërkombëtare që veprojnë në këtë fushë.
Kjo ditë festohet për ndërgjegjësimin e fëmijëve për të drejtat e tyre dhe parandalimin e çdo formë të dhunës apo abuzimi duke ju garantuar mbrojtje dhe mirëqenie për të gjithë fëmijët dhe obligimin e secilit që ato të drejta duhet të zbatohen në praktikë dhe asnjëherë të mos shkelen.