Sektori për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete në kuadër të Drejtorisë për Administratë Komunale ka organizuar sot një tryezë të rrumbullakët në bashkëpunim më OJQ “Handikos” nga Istogu, më rastin e shënimit të 3 – Dhjetorit, Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara.
Qëllim i këtij aktiviteti ishte mbështetja e Personave me Aftësi të Kufizuara si dhe diskutimi i përbashkët për kërkesat dhe nevojat e tyre, mbrojtjen e të drejtave të personave më aftësi të kufizuar, ofrimin e qasjes, pjesëmarrjen e tyre në sfera të ndryshme të shoqërisë, sfidat dhe vështirësitë që hasin përgjatë përditshmërisë.
OJQ “Handikos” në Istog po ashtu ka ndarë mirënjohje për Kryetarin Ilir Ferati për kontributin e dhënë për Shoqatën e Paraplagjikëve dhe Paralizës së fëmijëve.