“Dita e Mollës” tashme është bërë manifestim tradicional, i cili jo rastësisht, mbahet në fshatin Kovragë të komunës së Istogut. Kovraga karakterizohet me kultivimin e mollës, ndërsa ne gjirin e tij vepron edhe Shoqata e Pemëtarëve “PEMA”- prodhues kryesor i mollës ne Kosovë.

Në këtë manifestim morën pjesë kryetari i Komunës z. Haki Rugova, Ministri në Ministrinë e Bjujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Blerand Stavileci, Drejtori i Drejtorisë Komunale të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Hidro-ekonomisë, z. Januz Kabashi, Drejtori i ELKOS-it z. Ramiz Kelmendi si dhe një numër rreth 500 qytetarësh nga komuna e Istogut dhe viset tjera të Kosovës.
“Përgëzoj pemëtarët dhe uroj që aktivitetin e tyre ta risin edhe më tepër, ashtu siç do të angazhohemi edhe ne si komunë për të ju mbështetur në avancimin e kësaj kulture. Komuna ka trefishuar buxhetin dedikuar bujqësisë dhe kjlo flet më së miri se jemi shumë seriozisht të përkushtuar në përkrahje konkrete të kësaj lëmi”, ju drejtua të pranishmëve z. Rugova.
Ministri Stavileci përshëndeti pemëtarët e vyeshëm duke thënë se Ministria do ti ris donacionet për pemëtarë dhe do të intersohet ,për ruajtjen dhe akumulimin e pemëve.
“Përgëzoj pemëtarët dhe ju them se do të ketë grante edhe më të mëdha për këtë lëmi që ju merreni me të”, ka premtuar ministri Stavileci.
Drejtori i Kompanisë prestigjioze, z. Ramiz Kelmendi, ka nënshkruar me shoqatën “Pema” kontratë për blerjen e mollëve për vitin 2011.
Me këtë rast, komisioni i përbërë nga përfaqësues të Elkos-it, Drejtorisë komunale të Bujqësisë dhe Intercooperation kanë shpallur Naim Blakaj-n pemëtarin më të vyeshëm për këtë vit, duke e shpërblyer atë më një shumë prej 500 €.

Manifestimi i sivjetmë, “Dita e Mollës-2010”, ne Kovragë të Istogut, është i pesti me radhë

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.