Sektori për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete në kuadër të Drejtorisë për Administratë Komunale sot ka filluar aktivitetin më sloganin e përzgjedhur për këtë vit ‘’SOT DHE ÇDO DITË TJETËR!, i cili do të promovohet në çdo aktivitet gjatë fushatës në kuadër të ‘’16 Ditë të Aktivizimit kundër Dhunës në Bazë Gjinore’’.
Fushata globale kundër dhunës ka qëllim ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e qytetarëve në përgjithësi për dukurinë e dhunës, identifikimin, parandalimin, eliminimin dhe raportimin e dhunës.
Fushata ka filluar me 25 Nëntor në ‘’Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave’’, ku ndërtesa e komunës është ndriçuar më ngjyrë portokalli në përkrahje të kësaj fushate, do të organizohen dhe mbahen katër tryeza me akterë institucional dhe pjesëmarrës nga shoqëria civile si dhe tri takime informuese me nxënës, vizitë në Qendrën për Mirëqenien e Gruas-Pejë si dhe do të shpërndahen broshura gjatë takimeve.
Të gjitha aktivitetet do të përmbyllen me 10 Dhjetor, ku edhe shënohet ‘’Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut’’.