Sot, u mbajt Takim Publik me qytetarë për raportin 6 mujor të punës së Kryetarit.
Në këtë takim ishin prezent, Kryetari z. Ilir Ferati, drejtorë të drejtorive përkatëse të Komunës së Istogut dhe qytetarë të shumtë.
Pasi u lexua raporti i punës së Kryetarit nga data 01.01.2023 – 30.06.2023, fjalën e mori Kryetari i Komunës Ilir Ferati i cili ndër të tjera tha se : “Ky raport pasqyron në mënyrë të detajuar realizimin e projekteve, hartimin dhe propozimet e rregulloreve dhe vendimeve të ndryshme, si dhe punët e detyra të tjera të rregullta nga fushëveprimi dhe kompetencat e ekzekutivit.”
Pas leximit të raportit, qytetarët parashtruan pyetje, drejtuar Kryetarit Feratii cili me përgjegjësi të plotë u përgjigj për secilin qytetarë veç e veç.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.