Të nderuar qytetarë të komunës së Istogut, edhe përkundër vendosjes së kontejnerëve, publikuam edhe njoftimin paraprak në faqen zyrtare të komunës së Istogut dhe i njoftuam të gjithë përmes medies lokale për “Hudhjen e mbetjeve të Kurbanave” në vende të caktuara sipas njoftimit, ku ishim ndër komunat e pakta që e ofruam këtë shërbim, por disa përsona u treguan të papërgjegjshëm duke hedhur kështu mbetjet e kafshëve nëpër rrugë.
Ne menjëherë kemi ndërmarrë masa për këto veprime të shëmtuara, duke njoftuar Policinë dhe Inspeksionin të cilët do të veprojnë konform ligjeve në fuqi, për ti gjobitur shkelësit.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.