“Të Qethat 2023”

Ftojmë të gjithë qytetarët e komunës së Istogut, në veçanti bashkatdhetarët tanë, që të marrin pjesë në ritin tradicional “Të Qethat 2023”.

Mokna këtë vit është nikoqire i ritit tradicional “Të Qethat 2023” të cilat mbahen nën patronatin e Kryetari të Komunës z. Ilir Ferati dhe në organizim të Klubit Alpin Podguri.

Kjo ngjarje tubon një numër të madh të qethtarëve vullnetarë, blegtorëve të shumtë, bashkatdhetarëve dhe qytetarëve tanë që vijnë për të parë nga afër ritin e qethjes së deleve si dhe për të shijuar bukuritë e Bjeshkëve të Istogut.
Përveç vullnetarëve që kryejnë ritin e qethjes, një rit ky i vjetër dhe tashmë tradicional i blegtorëve të kësaj ane, pjesëmarrësit e këtij manifestimi do të shërbehen me ushqim dhe produkte tradicionale të bjeshkës.

“Të Qethat 2023” mbahen të Dielën me 6 gusht në podin e Moknës me fillim nga ora 11:00 deri ne ora 14:00.

Ftohen te gjithë të interesuarit qe t’ju bashkëngjiten ritit tradicional “Të Qethat 2023.”

 

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.