Kryesuar nga Kryetari i Komunës, Haki Rugova me prani të drejtorëve të drejtorive komunale, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, ku janë diskutuar dhe shqyrtuar çështje të rëndësishme nga fushëveprimi i Bordit dhe drejtorive komunale.
Po ashtu Kryetari gjatë këtij takimi nderoi me mirënjohje për punën dhe angazhimin e saj për vite me radhë si Drejtoreshë e Administratës Komunale Edona Bujupi-Loxha, pasi kjo e fundit do të vazhdoj jetën dhe angazhimet e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me këtë rast Kryetari Rugova çmojë lartë punën dhe kontributin e drejtoreshës Edona Loxha në Administrat ën Komunale.