Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e legjislacionit të VII-të të Kuvendit Komunal. Në mbledhje kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës Ilir Ferati, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.
Në mbledhjen e sotme kuvendi shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës: Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit, Arsyetimi i mungesave në mbledhje, Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluar ,Themelimi i Komitetit për politikë e Financa, Themelimi i Komitetit për Komunitete, Formimi i grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2022,Formimi i komisionit të aksionarëve për NK “ Stacioni i Autobusëve në Istog “,Themelimi i Komisionit të aksionarëve për KRM “Ambienti” njësia në Istog, Formimi i komisionit për detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit dhe zëvendës drejtorit të institucionit publik Edukativo – Arsimor dhe aftësisë para universitar në Republikën e Kosovës, procedurat e zgjedhjes dhe emërimit, përfundimit të kontratës dhe emërimit të përkohshëm, Formimi i komisionit për ndarjen e bursave, Formimi i komisionit për ankesa ndaj bursave, Formimi i Grupit të Grave Asambleiste si dhe Formimi i Komitetit për Barazi Gjinore. Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit.
Po ashtu gjatë mledhjës së Kuvendit u Shqyrtua edhe raportit i punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2021,Raportit i punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2021 si dhe Shqyrtimi dhe miratimi i dhënies ne shfrytëzim të pronave tëpaluajtshme të komunës me qellim të zhvillimit ekonomik në aspektin: lokal, urban dhe bujqësor sipas Listës se Veçantë tëpronave të paluajtshme te Komunës që planifikohen të jepen ne shfrytëzim gjatë vitit 2022.
.