Zyrtarja për Mbrojtje të Fëmijëve dhe Riintegrim në kuadër të Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete – Drejtoria për Administratë Komunale ka mbajtur sesione informuese me temën: “Parandalimi i Bullizmit, Delikuencës dhe Dhunës Emocionale” me nxënësit e klasave të VI dhe VII në FSHMU “Hysni Zajmi” në Vrellë, “Bajram Curri” në Istog, dhe “Martin Camaj” në Gurrakoc.
Sesionet informuese me nxënës kishin si qëllim informimin e nxënësve për shkaqet dhe pasojat që ka bullizmi dhe dhuna në shkolla dhe rëndësi të veçantë gjatë këtyre sesioneve i është kushtuar identifikimit, parandalimit dhe raportimit të dhunës si dhe ngritja e vetëdijes për të mos e toleruar bullizmin dhe dhunën në shkolla.