Kryetari i komunës z. Haki Rugova, ka pritur Zëvendësministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z.Gani Elshanin me bashkëpunëtorë nga zyra për barazi gjinore dhe komunitete.

Siç ka thënë Zëvendësministri, qëllimi i kësaj vizite është që më për së afërmi të njihemi mbi aktivitetet e komunës në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit si dhe për sfidat dhe vështirësitë që komuna e Istogut po ballafaqohet në këtë fushë. Zyrtarë të Ministrisë, u interesuan edhe për integrimin e minoriteteve në strukturat komunale.
Kryetari Rugova, ka informuar Zëvendësministrin z. Elshani rreth gjendjes jo të favorshme në fushën e kulturës, rinisë dhe Sportit. Ai tha se buxheti i paraparë për këto lami, as për së afërmi nuk plotëson nevojat e të rinjve të komunës.
“Ne po ballafaqohemi me probleme serioze sa i përket ndërtimit të palestrës sportive e cila ka filluar së ndërtuari tani katër vite, ajo edhe më tutje qëndron në skeletin e saj, pa patur mundësi buxhetore për ta finalizuar dhe kështu si po zhvillohen punët, frikohem se përfundimi i saj do të zvarritet edhe bukur do kohë, dhe kjo, jo me fajin e komunës por të Ministrisë së Kulturës”, ka thënë z. Rugova.
Nga ana e tij Zëvendësministri ka deklaruar se Ministria është shumë e përkushtuar për ngjalljen e jetës kulturore dhe asaj sportive. “Duam që klubet sportive, Shoqëritë Kulturo-artistike që janë aktive duam që ti ndihmojmë ndërsa ato të cilat kanë pushuar së vepruari për shkak të gjendjes së rëndë financiare jemi të interesuar ti rimëkëmbim dhe ti aktivizojmë, bile edhe ato Shoqëri Kulturo-artistike dhe klube sportive që duan të regjistrohen, ne si Ministri, falas do tua mundësojmë regjistrimin e tyre”, deklaroj
z. Elshani.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.