Sot kryetari i komunës së Lipjanit Shukri Buja, priti në zyrën e tij ministrin në Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL)…

IMG_1644.jpgSot kryetari i komunës së Lipjanit Shukri Buja, priti në zyrën e tij ministrin në Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Sadri Frati për një takim pune. Me këtë rast kreu I Lipjanit Shukri Buja tha se ministrin Ferati e njoftova për zhvillimet në komunë po ashtu legjislacionin në asamblenë komunale,ekzekutivin gjithashtu e falënderova për përkrahjen që na ka dhënë në mbështetjen financiare në vlerë prej 100 mijë euro për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në fshatin Shalë. Buja më tej tha se sot po ashtu kemi përkrahjen e ministrit për projektet e ardhshme, shqyrtuam shumë çështje legjislative që ndërlidhen me kuvendet komunale dhe komunat, gjithsesi çështjen e decentralizimit dhe bartjen e dokumentacionit në komunë e re të Graçanicës si dhe u akorduam për shumë punë tjera në të ardhmen përfundoi z.Buja
     Ndërsa ministri i Pushtetit Lokal Sadri Ferati në prononcimin e tij për media tha se sot kom arsye të jem i lumtur me gjithë informata e mira që i morra nga kryetari nga se Lipjani fal lidershipit dhe organizimit të mirë është një komunë që funksionon plotësisht në bazë të zbatimit të ligjit, ofron shërbime të mira për qytetarët njëkohësisht në të gjitha projektet qe prezantoi kryetari shihet se jeta në Lipjan po përmirësohet dita ditës në interes të qytetarëve. Ai më tej shtoi se edhe ne si ministri e Administrimit dhe Pushtetit Lokal do të mbështesim investimet në projektet e rëndësishme për jetën ë qytetarëve. Për më tepër ministri Ferati theksoi se edhe Lipjani një prej komunave amë I ka kontribuar shumë bartjes së qendrës së të dhënave për komunën ë re të Graçanicës.
 
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.