Sot me 1 shtator në 24 shkolla fillore dhe 3 të mesme  të komunës së Lipjanit ka filluar procesi mësimor për vitin shkollor 2010-2011.

 Sot me 1 shtator në 24 shkolla fillore dhe 3 të mesme  të komunës së Lipjanit ka filluar procesi mësimor për vitin shkollor 2010-2011 përveç asaj te shkollës fillore “Hevzi Sulejmani” në Dobraj për shkak të renovimit të kësaj shkolle procesi mësimor shtyhet për 15 ditë tha drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Lipjan z. Nazmi Krasniqi. Ai më tej shtoi se janë bërë të gjitha përgatitjet teknike të objekteve shkollore gjithashtu është bërë pranimi i kuadrit mësimor në përputhshmëri të konkursit. Po ashtu ka filluar shpërndarja e teksteve shkollore në të gjitha shkollat fillore të komunës sonë. Sot Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Shukri Buja ka uruar mësimdhënësve dhe nxënësve një vit të mbarë shkollor duke bërë një vizitë në orët e para të mësimit në disa shkolla të qytetit të Lipjanit.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.