Në Komunën e Lipjanit në të tri shkollat e mesme sot u mbajt testi i maturës, ku për herë të dytë iu nënshtruan këtij testi mbi katërqind e pesëdhjetë nxënës maturant.

 Në Komunën e Lipjanit në të tri shkollat e mesme sot u mbajt testi i maturës, ku për herë të dytë iu nënshtruan këtij testi mbi katërqind e pesëdhjetë nxënës maturant. Me këtë rast drejtori i Drejtoratit të Arsimit z. Nazmi Krasniqi tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e provimit të maturës në afatin e dytë. Nxënësit maturant do ti nënshtrohen nga ora 10:00 në të tri shkollat e mesme të komunës së Lipjanit. Nxënësit maturant duhet të jenë prezent një orë para fillimit të testit. Si në afatin e parë po ashtu edhe në këtë afat kriteret janë të njëjta. Z. Krasniqi po ashtu theksoi se kemi marrë listat nga të tria shkollat ku gjithsejtë janë katërqind e pesëdhjetë nxënës maturant. Në shkollë e mesme profesionale “ Adem Gllavica” në Lipjan janë 210 , në shkollë e mesme në Gjimnazin “ Ulpiana” janë 110 dhe në shkollën e mesme ne Shalë janë 98 nxënës maturant tha në fund z. Krasniqi.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.