Në sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit u mbajt mbledhja me kryetarët e fshatrave, ,me qëllim të njohjes me Rregulloren e re që parasheh formën e organizimit të zgjedhjeve për kryetar të fshatrave.

 
   IMG_1503.jpg Në sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit u mbajt mbledhja me kryetarët e fshatrave, ,me qëllim të njohjes me Rregulloren e re që parasheh formën e organizimit të zgjedhjeve për kryetar të fshatrave. Me këtë rast kryesuesi i Kuvendit z. Lulëzim Rrustemi para të pranishmëve tha se sot ju kemi ftuar që t’ju njoftojmë për organizimin e zgjedhjeve për kryetar të lagjeve, të qytetit dhe fshatrave, na pret një punë jashtë zakonisht e madhe dhe vuliminoze do të caktojmë orarin e mbajtjes së takimeve në ndërkohë kryesuesi I komitetit do të ju njoftoj ma detajisht për ndryshimet në këtë Rregullore karshi Rregullores së vjetër,tha mes te tjerash Lulëzim Rrustemi. Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Shukri Buja shprehu se Rregullorja e vjetër ka qenë pengesë sidomos në pasuesin ku parashihej se për legjitimitetin e një kryetari të fshati do të duhej të votonin mbi 50% të votuesve të atij fshati ,e tani Rregullorja e re ofron rrethanë dhe mundësi lehtësuese. Andaj ju lus qe të filloni të bëni përgatitjet, për zgjedhjet në fshatrat tuaja ku ndihmesë të madhe do te ju jep kryesuesi i komitetit për fshatra dhe sektori i Kuvendit. Prandaj ne kemi shumë nevojë që në për mesë këtyre zgjedhjeve te nxjerrim kryetar legjitim me qëllim të  realizojmë projektet e infrastrukturës në interes të qytetarëve tanë tha mes tjerash z..Buja . Ndërsa, kryetari komiteti për fshatra Idriz Krasniqi mes tjerash tha ne si komitet jemi themeluar ekskluzivisht për organizimin dhe monitorimin e zgjedhjeve nëpër fshatra. Ai me tej vazhdoj se puna jonë dot organizohet në dy faza, ne fazën e parë do të merremi me formën përgatitore të zgjedhjeve ndërsa në fazën e dytë mbajtjen, monitorimin dhe përfundimin e zgjedhjeve pra brenda dy muajve  përkatësisht nga 15 shtatori deri me 15 nëntor të rrumbullakohet ky proces zgjedhor .
Ju te nderuar kryetarë të fshatrave fillimisht keni për obligim të formoni këshillat organizative ku do të hynë të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike që ekzistojnë në fshatra tuaja e më vonë të vazhdoni sipas dinamikes së parapa për organizimin e detyre zgjedhjeve përfundoj z.Krasniqi
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.