Në komunën e Lipjanit tani më janë kryer të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor tha Nazmi Krasniqi, Drejtor Komunal për Arsim në komunën e Lipjanit

   IMG_1507.jpgNë komunën e Lipjanit tani më janë kryer të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor tha Nazmi Krasniqi, Drejtor Komunal për Arsim në komunën e Lipjanit. Ai më tej shtoi se tani më kanë përfundua të gjitha përgatitjet teknike në 23 shkolla fillore dhe 3 shkolla të mesme sa ka gjithsejtë në komunën tonë. Sa I përket hapësirës shkollore edhe këtë vit nuk do të mësohet në tri ndërrime me përjashtim të nxënësve të shkollës së mesme profesionale “Adem Gllavica “ku disa paralele të kësaj shkolle edhe këtë vit shkollor mësimet do ti zhvillojnë në objektin e shkollës fillore “Vëllezërit Frashëri” të qytetit ,deri në përfundim të objektit shkollor të Gjimnazit që është investim i Ministrisë së Arsimit. Së shpejti do të filloi edhe furnizimi i shkollave me lëndë djegëse për ngrohje dhe furnizimi me material higjenik-teknik e pak më vonë shkollat do të pajisën me librat e klasave dhe dokumentacion të nevojshëm pedagogjik. Tani jemi në fazën përfundimtare të kompletimit të stafit të përgjithshëm mësimdhënës për këtë vit shkollor. Procesin e intervistimit të kandidateve për mësimdhënës e kemi filluar që në konkursin e rregullt ku dhe kemi bërë pranimin e kandidatëve ,tani kemi përmbyllë edhe intervistimeve kandidatëve ( aplikantëve )të konkursit plotësues ku për 120 vende të lira kanë aplikua mbi 474 kandidat. Përzgjedhja e mësimdhënësve do të bëhet sipas rregullave dhe ligjit mbi arsimin fillor dhe të mesëm. Ai përsërit se kuadri konkurrues është shumë më i mirë se sa viteve të tjera sa i përket nivelit të përgatitjes shkollore se shumica e kandidatëve kanë kualifikim përkatës universitar e kjo neve na mundëson të përzgjedhim kuadër cilësor që është në interes të nxënësve. Përfundoi drejtori i DKAS-së z. Krasniqi.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.