Sot në Lipjan Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi dhe kryetari i komunës së Lipjanit, Shukri Buja bënë përurimin e QKRC-së…

IMG_1371.jpg      Sot në Lipjan Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi dhe kryetari I komunës së Lipjanit, Shukri Buja bënë përurimin e QKRC-së. Me këtë rast ministri Rexhepi tha “ lokacionin e ka ndarë komuna ,ndërsa investimet janë bërë nga ana e ministrisë Punëve të Brendshme ,në vlerë prej 260 mijë euro,këtu janë krijuar kushte të mirë për punëtorë ,është një përparësi e qytetarë të Lipjanit ,që më nuk kanë nevojë të udhëtojnë për Prishtinë për regjistrimin e automjeteve se tani mund ta bëjnë këtu”. Ai më tej shtoi,se do të kemi mirëkuptim më komunën ku në mungesë të kuadrit se nuk ka qenë e parapamë me buxhet se agjensioni i regjistrimit civil është një agjencion i ri do të shikojmë nga transferi  brendshëm ose eventualisht punëtorë nga komuna fillimisht deri sa të na lejojnë mjetet buxhetore për me punësua punëtorë të rinj .,mirëpo me gjithë atë do të jetë një lehtësim dhe koordinim shumë më I mirë I punëve do të ketë shërbime më cilësore ,edhe .Ndërsa, përket regjistrimit të automjete dhe regjistrimit civil,të gjitha do të jenë me një vend,do të jenë afër komunës për arsye se funksionalisht lidhen shumë punë si me ofiqari dhe çështje tjera edhe nga aspekti  infrastrukturës do të ketë lidhshmëri mes objekti të komunës dhe atij të QKRC-së. tha mes tjerash ministri Rexhepi.
Ndërsa kryetari komunës së Lipjanit, Shukri Buja me këtë rast shprehu se së bashku me ministrin Rexhepi përuruam këtë objekt i cili është një investim shumë i mirë ,një përpjekje dy vjeçare që ka qenë nga kryetari dhe stafi tij krijimin e kushteve për regjistrimin e automjeteve në komunën e Lpjanit ,e kjo është me  përkrahjen Ministrisë së Punëve të Brendshme është arrit të investohen 260 mijë ero dhe të rregullohet çështja e regjistrimit të automjete dhe të regjistrimit civil që i plotëson kriteret e kërkuara nga bashkësisë evropiane, për pasaportat biometrike .Është një objekt   bukur që besoj do të kompletohet me ndërtesën e re të komunës dhe kështu ta kemi një kompleks sipas planifikimit urban .përfundoi z, Buja.
 
 
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.