Sipas raportit të punës së menaxherëve të Drejtoratit të Shërbimeve Publike (DSHP-së) këtyre ditëve ka përfunduar asfaltimi i rrugëve përbrenda të gjitha lagjeve në fshatrat Kojskë dhe Blinajë…

Sipas raportit të punës së menaxherëve të Drejtoratit të Shërbimeve Publike (DSHP-së)këtyre ditëve ka përfunduar asfaltimi i rrugëve përbrenda të gjitha lagjeve në fshatrat Kojskë dhe Blinajë tha drejtori SHP-ke Avni Limani. Ai më tej shtoi se këto dy projekte janë paraparë dhe realizuar në bazë të projekteve për investime kapitale për vitin 2010 dhe kryesisht janë realizuar nga të hyrat vetanake. Asfaltimi i rrugëve brenda lagjeve të fshatit Blinaj në gjatësi prej 1625 metrave ka kushtuar 160 mijë euro ,ndërsa punët i ka krye në bazë të kontratë se nënshkruar N.T.P.”Apollonija”nga Podujeva. Gjithashtu asfaltimi për brenda fshatit Kojskë në gjatësi prej 2113m ka kushtuar 130 euro, të hyra këto të realizuara nga buxheti i komunës. z.Limani më tutje tha se ne në Drejtorin e Shërbimeve Publike kemi përmbushur objektivat tona në këtë gjashtëmujor të këtij viti, tani jemi në përfundim të asfaltimit të rrugës në fshatin Grackë e Vogël, faza e tretë e asfaltimit në fshatin Krojmir, gjithashtu ndërtimin e kanalizimit në fshatin Shalë si dhe së shpejti do të fillojë kanalizimi në fshatin Ribar i Madh dhe disa fshatra tjera. Shpresojë se në bazë dinamikës së punëve që janë duke ecur do ti realizojmë të gjitha projektet për investime kapitale të parapara për këtë vit. përfundojë z.Limani.