Që nga data 12/07/2010 të gjithë nëpunësit e gjendjes civile ,në Zyrat e Vendit në fshatrat: Kraishtë,Shalë,Babush,Magurë dhe Janjevë
Që nga data 12/07/2010 të gjithë nëpunësit e gjendjes civile ,në Zyrat e Vendit në fshatrat: Kraishtë, Shalë, Babush, Magurë dhe Janjevë, janë pajisur me vula nga Ministria e Punëve të Brendshme ,për vulosjen e të gjitha certifikatave të gjendjes Civile, tha Murat Haziri shef i sektorit të ofiqarisë pranë drejtorisë së Administratës në Lipjan. Ai mes tjerash tha se deri më tani, këta nëpunës të gjendjes civile në këto zyra të vendit nuk ka poseduar vula për vulosje të certifikatave të gjendjes civile ,për çfarë qytetarë kanë pritur me ditë tëra, derisa nëpunësi ka ardhur njëherë në javë në zyrën e gjendjes civile në Lipjan ika vulosur certifikatat dhe pastaj i’u ka shpërnda qytetarëve. Ndërsa tani e tutje procedurat për marrjen e dokumenteve të ndryshme do të jenë më të shpejta ,së shpejti do të funksionalizohet edhe programi I ri për zyrat e vendit .Që nga muaji qershor Zyra e gjendjes civile në Lipjan punon me orar të zgjatur, nga ora 8.00 deri në ora 18.00 për arsye se të rritjes së vëllimit të punëve me ardhjen të bashkatdhetarëve tanë nga bota e jashtme, për pushime verore tha, z.Haziri.