Ministri i Arsimit ,Shkences dhe Teknologjisë Enver Hoxhaj i shoqëruar nga kryetari i komunës së Lipjanit Shukri Buja dhe drejtori Arsimit Nazmi Krasniqi të martën kanë vizitua Gjimnazin “Ulpiana”

Ministri i Arsimit ,Shkences dhe Teknologjisë Enver Hoxhaj i shoqëruar nga kryetari i komunës së Lipjanit Shukri Buja dhe drejtori Arsimit Nazmi Krasniqi të martën kanë vizitua Gjimnazin “Ulpiana”,ku për së afërmi kanë përcjellë regjistrimin e nxënësve për klasën e dhjetë, Ministri ,Hogjaj ka përgëzua për së afërmi komisionarët të cilët bëjnë pranimin e dokumentacionit të nxënësve për regjistrim më crast ai tha”Fati I shumë të rinjve varet nga kjo tavolinë,sepse këtu dihet se nga do të orientohen për edukim në të ardhmen “Ky regjistrim në shkollat e mesme është një fazë ku përmes së cilës nxënësit me suksesin e tyre përcaktojnë drejtimet në Gjimnaz apo në shkollat profesionale. Ministri bëri apel tek nxënësit dhe prindërit e tyre të cilët nuk kanë aplikuar deri më sot ta bëjnë atë sa më parë sepse është hap vendimtar për jetën e tyre. Ndërsa kryetari i Komunës së Lipjanit Shukri Buja,ka thënë aty ku regjistrohen nxënësit është një dinamikë e mirë e jetës dhe motiv për të ardhmen e nxënësve.”Sot jam I nderuar që ministri I Arsimit Enver Hogjaj, po përcjellë regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë në Gjimnazin “Ulpiana”.Në të tri shkollat e mesme sa kemi ne në Lipjan me në seleksionim të mirë shpresoj se do të regjistrohen të gjithë nxënësit sipas suksesit që kanë arritur gjatë shkollimit fillor”ka thënë ai. Drejtori i shkollës së mesme Gjimanzi “Ulpian”Adem Tasholli, ka theksuar se këtë vit do t’i pranojmë nxënës për 12 paralele në profilet:Gjimnazi i Përgjithshëm ,Shkencat Natyrore,Shkencat Shoqërore dhe Gjimnazi I Gjuhëve ka thënë Tasholli.