Drejtoria e Bujqësisë Pylltarisë dhe e Zhvillimit Rural në Komunën e Lipjanit, ka përfunduar punët përgatitore për fillimin e fushatës së korrje-shirjeve për bukën e motmotit që do të filloj javën e pare të muajit korrik
Drejtoria e Bujqësisë Pylltarisë dhe e Zhvillimit Rural në Komunën e Lipjanit, ka përfunduar punët përgatitore për fillimin e fushatës së korrje-shirjeve për bukën e motmotit që do të filloj javën e pare të muajit korrik. Armend Agushi drejtor I Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunës së Lipjanit me këtë rast ka thënë se edhe gjatë këtij viti pritet mbështetje nga Ministria e Bujqësisë në subvencionimin e 30% në naftë për çmim që do të caktohet për korrje – shirje. Shpresojmë se të gjithë autokombajnat sa janë në komunën e Lipjanit do të përmbushin mjaftueshëm nevojat e bujqve për korrje – shirje. Kombanieret e komunës sonë tani më veç gjenden në korrje- shirje në rajonin e Prizrenit dhe Rahovecit. Më tej ai ka pohuar se në komunën tone janë të mbjellur rreth 4 mijë hektar me grurë që kjo sipërfaqe është dukshëm më e vogël karshi viteve të kaluara. Gjithashtu të hënën kemi mbajtur një takim me të gjithë kombanieret e komunës sonë me ç’rast ata i kemi njoftuar me planin për korrje – shirje dhe komisionin që kemi ngritur në nga Drejtorati ynë për përcjelljen e punëve deri në përfundim të kësaj fushate përfundoi. Z. Agushi.