Drejtoria komunale e Arsimit në Lipjan ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që sot të mbajë provimin për testin e arritshmërisë për nxënësit të cilët kanë përfunduar këtë vit më sukses klasën ë nëntë të shkollës fillore

   Drejtoria komunale e Arsimit në Lipjan ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që sot të mbajë provimin për testin e arritshmërisë për nxënësit të cilët kanë përfunduar këtë vit më sukses klasën ë nëntë të shkollës fillore. Nazmi Krasniq drejtor i DKAS-së me këtë rast ka thënë se ky test që po mbahet sot për nxënësit e klasave të nëntë të komunës sonë,jemi përcaktuar për tri lokacione(shkolla të qytetit) atë të Gjimnazit “Ulpiana”.Shkolla e mesme “Adem Gllavica”dhe Shkolla fillore “Vëllezërit Frashëri”,pastaj kemi sigurua transportin dhe ushqim për të gjithë nxënësit..Ai më tej shoti se të gjithë nxënësit (1131) që do t’i nënshtrohen këtij testi të arrin rezultate sa më të lakmueshme, ndërsa ne në DKA kemi bërë përpjekje maksimale që të gjithë nxënësit që kanë përfunduar klasen e nëntë këtë vit shkollor të përfshihen pas përfundimit të këtij testi të kenë mundësi të regjistrohen në njërën nga dy shkollat e mesme që kemi në komunën tonë. Ne mendojmë se të gjithë parametrat tregojnë se edhe kët vit konkurrenca më e madhe për tu regjistruar do të jetë në shkollën e mesme “Ulpiana” me drejtimet e sajë. Suksesi i këtij testi të arrtishmërisë shpresoj që te jetë i lakmueshëm gjë që do të na inkurajoj edhe më shumë për rezultate më të mira në këtë vit kalendarik shkollor përfundoi z. Krasniqi.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.