Të martën në zyrën e kryetarit të komunës së Lipjanit Shukri Buja është, nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancim ndërmjet komunës së Lipjanit, zyrës për çështje të komuniteteve pranë zyrës së Kryeministrit   dhe Ministrisë për Komunitete dhe Kthim

Të martën në zyrën e kryetarit të komunës së Lipjanit Shukri Buja është, nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancim ndërmjet komunës së Lipjanit, zyrës për çështje të komuniteteve pranë zyrës së Kryeministrit   dhe Ministrisë për Komunitete dhe Kthim. Ne ketë marrëveshje parashihet bashkëfinancimi i projekteve me interes të përbashkët të kanalizimit fekal dhe asfaltimit të rrugës   “Haxhi Kleqka” ne Lipjan. Me anë të kësaj marrëveshje komuna e Lipjanit merr përgjegjësi për koordinimin me bashkë financuesit do të përgatis formën përfundimtare të kontratës pastaj do të përcjell gjendjen e infrastrukturës ne këtë territor, do të emëroj menaxherin për mbikëqyrje dhe menaxhim të projektit gjatë implementimit. Ndërkaq kontributi financiar për rrjetin e kanalizimit fekal do të bëhet nga zyra për çështje të komuniteteve dhe pranë zyrës së Kryeministrit, ne shumë prej 10.709.00 euro dhe nga Ministria për Komunitete dhe Kthim ne shumë prej 10.000.00 euro, kurse Komuna e Lipjanit merr për sipër asfaltimin e projektit të rrugës ne tersi, nga të hyrat vetanake për ketë vit.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.