Të enjten në fshatin Shalë të Lipjanit Shkolla Fillore “Ibrahim Banushi” ka shënuar Ditën e Shkollës.Me këtë rast drejtori i shkollës Muhamet Karpuzi ka bërë shpalosjen e historikut të kësaj shkolle si dhe aktiviteteve që kanë shënuar suksese në disa fusha.

 shkolla-fillore-ne-shale-(1).jpg Të enjten në fshatin Shalë të Lipjanit Shkolla Fillore “Ibrahim Banushi” ka shënuar Ditën e Shkollës.Me këtë rast drejtori i shkollës Muhamet Karpuzi ka bërë shpalosjen e historikut të kësaj shkolle si dhe aktiviteteve që kanë shënuar suksese në disa fusha. Gjithashtu disa nxënësve të kësaj shkolle për suksese të arritura në procesin edukativo-arsimor si dhe aktivitete të tjera drejtoria e kësaj shkolle iu ka shpërnda mirënjohje. Ai më tej ka vazhduar se kjo shkollë, në të kaluarën ka nxjerr kuadro  që sot kanë bërë emër në shumë drejtime, e shpresojmë që edhe në ardhmen nuk do të mungojnë rezultatet e tilla.
“ Kjo shkollë deri më sot ka pasur emrin “Idriz Ajeti” por për shkak që këtë emër e mban shkolla fillore “Idriz Ajeti”  në fshatin Preteshticë, është dashur që shkolla jonë të pagëzohet me emrin ”Ibrahim Banushi” i cili ishte atdhetar dhe mësues i parë i këtij territori “, ka thënë Drejtori i kësaj shkolle Muhamet Karpuzi. Ku sipas tij falënderon firmën “ Eurokos” që ua ka rregulluar fushën e futbollit në këtë shkollë, gjithashtu falënderon edhe Feim Hoxhen i cili ua ka dhuruar 10 kompjuter kësaj shkolle.
Gjithashtu në këtë ceremoni kanë arritur edhe përfaqësues nga komuna e Lipjanit, drejtori i drejtoratit për arsim Nazmi Krasniqi në emër të komunës së Lipjanit ka përgëzuar drejtuesit e shkollës për sukseset e arritura.
 
 
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.