Në Lipjan të hënën është hedhur në diskutim publik zgjerimi i zonës urbane të qytetit dhe pas prezantimit të këtij plani nga kompania NNT “Ars-Compa” e cila  është marrë me hartimin e tij

 
    Në Lipjan të hënën është hedhur në diskutim publik zgjerimi i zonës urbane të qytetit dhe pas prezantimit të këtij plani nga kompania NNT “Ars-Compa” e cila  është marrë me hartimin e tij, pjesëmarrësit patën rastin të bëjnë pytje të ndryshme rreth kësaj qështje. Në këtë takim kanë, prezantuar edhe përfaqësuesit e Ministrisë së  Ambientit dhe Plnaifikimit Hapësinor po ashtu prezent ishte edhe kryetari i komunës z.Shukri Buja.Znj. Suzana Goranci përfaqësuese e MAPH bëri ca vërejtje të vogla rreth ketij planit urban të Lipjanit. Ajo më tej shtoi se gjatë prezantimit mungoi në fund strategjia me të cilën do të realizohej ky plan, ndërsa ka edhe mangësi të tjera, siç është rasti me zonat joformale dhe me zonat e mbrojtura sipas planit të Ahtisaarit dhe ne këto komente e sugjerime do t’i dërgojmë edhe me shkrim. Vetë zyrtarja e MAPH-së, ndërkaq, ka shtuar se me gjithë faktin se Lipjani është ndër komunat e para në Kosovë që është bërë me plan zhvillimor hapësinor, dhe i njejti është duke u zbatuar në mënyrë të rregullsht dhe legjistlative. Ndersa kryetari i komunës së Lipjanit z.Shukri Buja ka thë se zonat e mbrojtura në Lipjan qysh tashmë e kanë kujdesin e veçantë të institucioneve, ndërsa sa i përket planit për zgjerim të qytetit në drejtimin jugperëndim nuk ka zona të mbrojtura, sepse siç ka thënë ai, ato ndodhen në zona të tjera dhe janë të siguruara mjaft mirë.
  Ndërkaq Edmond Rexhepi drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Urbanizëm tha se ndryshe nga kjo plani për zgjerim të Lipjanit në zonën jugperëndimore është mirëpritur nga qytetarët, plan ky që vinte me vendim të Kuvendit para disa kohësh ka thënë z. Rexhepi. Gjatë prezantimit të planit është thënë se vizioni i autoriteteve komunale për Lipjanin qytet evropian mund të jetësohet pikërisht nëpërmjet këtij zgjerimi.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.