Organizuar nga Instituti Demokratik I Kosovës dhe Lëvizja FOL sot në ambietnet e restorant “Golden Day” u mbajt tryeza me temën: Baza ligjore kundër korrupsionit –Projekt Ligji për Financimin e Partive Politike…
Organizuar nga Instituti Demokratik I Kosovës dhe Lëvizja FOL sot në ambietnet e restorant “Golden Day” u mbajt tryeza me temën: Baza ligjore kundër korrupsionit –Projekt Ligji për Financimin e Partive Politike. Në këtë tryezë ishin të pranishëm përfqësuesit e partive politike ne Lipjan, kryetari i komunës z. Shukri Buja përfaqësues të OJQ-ve dhe përfqësues të instutucioneve të tjera. Lëvizja FOL dhe Instituti Demokratik I Kosovës ka disa muaj që kanë filluar një program të përbashkët mbështetur nga USAID dhe Instituti për Komunitete të Qëndrueshme. tha para të pranshimëve Merita Mustafa menagjere në Institutin Demokratik të Kosovës. Ajo më tej vazhdoi se qëllimi kryesor i këtij programi është monitorimi i hartimit dhe implementimi i pakos ligjore kundër – korrupsionit, në kuadër të këtij programi do të organizohen një varg tryezash të diskutimit me shoqërinë civile dhe partitë politike nga të cilat synojmë të nxjerrim rekomandimet e duhura që do ti shërbenin Kuvendit të Republikës së Kosovës që ky projekt ligj të jetë I standarteve më të avancuar për luftën kundër – kurrupsionit . Duke u ndërlidhur në diskutim rreth kësaj teme kryetari Buja tha se edhe ne jemi të interesuar për hamonizimin e amandamenteve në ligjin përkatës me qëllim të luftimit të korrupsionit, ne mendojmë se duhet të luftohet korrupsioni që nga niveli qendror dhe ai lokal e jo të akuzohet baza ligjore. Halit Gashi kryetar I degës së LDD-së në Lipjan duke u shprehur tha se edhe ne jemi të interesuar si subjekt politik për hamonizimin e e rregulloreve për formen dhe mundësimin e financimit të partive politike e sidomos shpenzimet e mjeteve gjatë fushatave zgjedhoe, andaj ne e mbështesim që kjo form e financimit të ketë bazë ligjore me aprovimin e ligjit mbi financimin e partive politike. Në diskutim u kyqen edhe Blerim Gashi., përfaqësues nga AKR-ja. Valëzim Mëziu përfaqësues nga “Lobi I Studentave”, Bujar Dedushi OJQ- “Flaka” etj.