Sot në zyrën e kryetarit të komunës së Lipjanit z. Shukri Buja u nënshkrua memorandum mirëkuptimi në mes të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komunës së Lipjanit…

 
      Sot në zyrën e kryetarit të komunës së Lipjanit z. Shukri Buja u nënshkrua memorandum mirëkuptimi në mes të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komunës së Lipjanit. Momerandumin e mirëkuptimint e nënshkruan nënkryetari i komunës z. Florent Hoxha dhe Gafurr Podvorica drejtor i Departamentit të Institutit për Politika Sociale pranë MPMS.Qëllimi i këtij momerandumi është mbrojtja e të drejtave të fëmijes nga eksploatimi ekonomik dhe nga kryerja e punëve që e pengojnë edukimin e tyre ose që janë të dëmshme për shëndetin dhe zhvillimin psiko-fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe shoqëror të fëmijes. Pastaj parandalimi dhe eliminimi efektiv i punëve të rënda tek fëmijet në fokus të vecant ato te rrezikshme tha Gafurr Podvorica përfqësues i MPMS-së ndërkaq Nurije Kelmendi zyrtare pranë kësaj ministrie shprehu se me nënshkrimin e këtij momerandum mirëkuptimi fuqizohet implementimi i procesit të monitorimit të punëve të fëmijeve si një standard për mbrojtjen e të drejtave të fëmijeve që vepron nën autoritetin e Komitetit  Kosovar për Parandalimin e punës së fëmijeve. Ndërkaq, Florent Hoxha nënkryetar i komunës së Lipjanit tha se edhe në komunën tonë janë të paraqitura dukshum rastet e detyrueshme të punëve të rënda për fëmijet nën moshen e duhur, prandaj ky Momerandum Mirëkuptimi është i mirëseardhur për komunën tonë dhe ne do ti përmbahemi dhe ta zbatojmë me përgjegjësi atë pjesë që i përket komunës sonë.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.