Me qëllim të përfshirjes së qytetarëve në proceset e vendimmarrjes, Komuna e Lipjanit sot ka filluar Dëgjimet Publike për Qarkoren e parë buxhetore në fazën përgaditore për planifikimin e buxhetit për Kornizen Afatmesme Buxhetore për vitin 2019– 2021, e cila do të aprovohet në Kuvend dhe dërgohet në Ministrinë e Financave për të filluar edhe përgaditjen për qarkoren e dytë ku përcaktohen kufijtë buxhetor ku përsëri do të mbahen dëgjimet publike deri në përmbylljen e Planifikimit të Buxhetit 2019 -2021.

I pranishëm në këto diskutime ishte edhe Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti.
Takimi i parë është mbajtur në sallën e Kuvendit të Komunës me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe Komitetit për Komunitete, pastaj ka vazhduar edhe me Shoqatat e Grave, Shoqërinë Civile, Përsonat me Aftësi të Kufizuara, Shoqatat e të Rinjëve, Klubet Sportive dhe Fermerët e Komunës së Lipjanit.
Drejtori për Buxhet dhe Financa Latif Ramadani ka theksuar se qarkorja e parë buxhetore ofron kufijtë fillestarë buxhetor për përgadtitjen e planifikimit të shpenzimeve për KAB për periudhen 2019-2021, ndërsa kufijtë përfundimtarë bëhen më vonë dhe bazohen në nevojat e drejtorive si dhe prioritet e qytetarëve, për çka mbahen edhe dëgjimet publike.
Gjatë këtyre takimeve u ngriten shumë qështje që lidhen direkt me nevojat e qyetarëve lipjanas.

 

     

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.