Kuvendi i Komunës, sot nën udhëheqjen e kryesuesit Daut Azemi ka zhvilluar punimet e seancës së trembëdhjetëme radhë, në të cilën janë shqyrtuar pikat e rendit të ditës të cilat ishin të propozuara për këtë mbledhje.
Në fillim të kësaj seance këshilltarët komunal, kanë vazhduar me një mori pyetjesh për ekzekutivin komunal, ku edhe në të njëjtën kohë kanë marrë përgjegjje nga vetë Kryetari, Imri Ahmeti dhe nga drejtorët përkatës.
Kuvendi i Komunës gjatë seances së sotme ka shqyrtuar dhe ka aprovuar Rregulloren për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2019, propozim rregullore për varrezat, ofrimin e shërbimeve të varrimit, rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre, propozim vendim për caktimin e shumës për ndarjen e mjeteve financiare për mbulimin e shërbimeve të varrimit, propozim vendim për formimin e Komisionit Komunal të Aksionarëve si dhe para anëtarëve të Kuvendit është prezantuar një informatë pune nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale.
Ndërsa propozim vendimi për dhënien e pëlqimit për ndarjen e mjeteve financiare Bashkësisë Islame në Lipjan, është tërhequr nga rendi i ditës e cila do të jetë për shqyrtim në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit.

