Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim bashkëvendasen Imrie Shasivari e cila jeton e vepron në Gjermani e shoqëruar nga gratë e shoqatës “Frauen BUNT” të cilat vijnë nga kulturat e vendeve të ndryshme, shoqatë që merret me integrimin e shpejtë e të lehtë në shtetin gjerman.
Kryetari Imri Ahmeti me bashkëpunëtorët e tij para këtij delegacioni kanë paraqitur një leternjoftim të shkurtër rreth Komunës së Lipjanit si dhe kanë bashkëbiseduar me pjesëmarrëset rreth fushave të caktuara siç janë: arsimi, kultura, shëndetësia por edhe për resurset natyrore me qka njihet Komuna e Lipjanit.
Qëllimi i vizitës në Komunën e Lipjanit nga ky delegacion, ishte njohja nga afër e punës së qeverisjes lokale dhe Grupit të Grave në Lipjan me qëllim të përafrimit dhe bashkëpunimit të akvititeteve të grave rreth përvojave të mira që kanë të dyja palët.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.