Qyteti i Lipjanit u shndërrua në një arenë të vërtetë spektakli ajror, duke tërhequr dashamirës të aviacionit, gjatë kësaj dite u zhvilluan aktivitete të shumta, përfshirë prezantimin e aeroplanëve, deltaplanëve dhe teknologjive të dronëve, si dhe fluturime spektakolare mbi qytetin e Lipjanit për të pranishmit.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje për promovimin e turizmit dhe sporteve ajrore në Lipjan 🏙️.
“Kjo ngjarje padyshim që kontribuon në zhvillimin e turizmit dhe sporteve ajrore, prandaj mbështetja jonë për aktivitete të tilla do të jetë e vazhdueshme, ‘Lipjani Aero Show 2024’ është një mundësi e shkëlqyer për të prezantuar potencialin e komunës sonë dhe për të inkurajuar zhvillimin e aktiviteteve sportive,” tha Kryetari z. Ahmeti.
Ky aktivitet u mbështet nga Komuna e Lipjanit, në bashkëpunim me Projektin për Promovimin e Punësimit në Sektorin Privat (PPSE). Projekti financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim (SDC) dhe zbatohet nga Swisscontact dhe Instituti Riinvest. “Lipjani Aero Show 2024” është organizuar nga Federata Aeronautike e Kosovës dhe Klubi Aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit”, duke u shndërruar në një nga ngjarjet më të mëdha ajrore në vend.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.