Komuna e Lipjanit në bashkëfinancim me IADK sot ka bërë shpërndarjen e mekanizmit bujqësor për 12 përfitues, fermer të Komunës së Lipjanit nga komuniteti jo shumicë.
Me këtë rast, Nënkryetari i Komunës së Lipjanit z.Diamant Bytyqi dhe Nënkryetari për Komunitete z. Lulzim Qerimi, kanë uruar fermerët përfitues, njëherit kanë falenderuar IADK për përkahjen duke potencuar se Komuna e Lipjanit do të vazhdoj tutje me përkrahje dhe bashkëpunime të tilla edhe në të ardhmen me qëllimin të lehtësimit në punën e tyre.
Nga ana tjetër, z. Zenel Bunjaku nga IADK falënderoi Komunën e Lipjanit për bashkëpunimin e treguar.
Në kuadër të këtij projekti, janë mbështetur gjithsej 26 fermerë, ku 11 prej tyre kanë përfituar serra me sipërfaqe prej 120 m² dhe sisteme të ujitjës me inpute përjellëse. Për fermerët e tjerë janë shpërndarë pajisje të ndryshme bujqësore, si: motokultivatorë, freza, kosa, rimorkio, spërkatesa, plugje dhe pajisje të tjera që ndihmojnë në përmirësimin e efikasitetit në sektorët e perimtarisë dhe blegtorisë.
Ky bashkëpunim është pjesë e projektit “Fuqizimi i komuniteteve rurale përmes zhvillimit të bujqësisë”, financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe përfaqësuar nga Embassy of Sweden in Pristina. Fondet e projektit menaxhohen nga Danish Refugee Council, ndërsa zbatimi i tij do të bëhet nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK).