Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë z. Jonathan Hargreaves.
Kryetari Ahmeti dhe ambasadori Hargreaves kanë diskutuar çështje të ndryshme por theks më të veçantë i kanë dhënë zhvillimit ekonomik në Komunën e Lipjanit, pozites së gruas në shoqëri dhe pushtetin lokal në Kosovë.
Kryetari z. Imi Ahmeti fillimisht ka falenderuar amasadorin Hargreaves për viziten në Lipjan, duke shprehur mirënjohjen ndaj tij për kontributin dhe mbështjetjen e Britanisë së Madhe ndaj Kosovës si një aleat i pazëvendësueshëm.
Ahmeti po ashtu ka infomuar ambasadorin për karakteristikat e Komunës së Lipjanit dhe çështjet tjera aktuale rreth realizimit të projekteve.
Nga ana tjetër, Ambasadori Jonathan Hargreaves e falënderoi Kryetarin Ahmeti për pritjen, e njëkohësisht theksoi se mbështetja e Britanisë së Madhe në drejtim të Kosovës do të vazhdojë edhe më tutje, për të avancuar në çdo drejtim raportet mes të dyja vendeve.