Të mërkuren në sallen e Kuvendit Komunal të Lipjanit u mabjt mbledhja e radhës e asamblesë komunale të cilën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit z.Lulëzim Rrustemi, fillimisht ai prezantoi para këshilltarëve, edhe rendin e ditës së propozuar për këtë mbledhje e cila u aprovua unanimisht.

    Të mërkuren në sallen e Kuvendit Komunal të Lipjanit u mabjt mbledhja e radhës e asamblesë komunale të cilën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit z.Lulëzim Rrustemi, fillimisht ai prezantoi para këshilltarëve, edhe rendin e ditës së propozuar për këtë mbledhje e cila u aprovua unanimisht. Haqif Drenica, drejtor  i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Lipjanit foli rreth Propozim Vendimit për dhënien në shfrytëzim të tokës – pasuri shoqërore e KK-së Lipjan për ndërtimin e një depoje për vendosjen dhe ruajtjen e eksplozivëve komercial dhe mjeteve piroteknike në ZK Babush i Muhaxhereve. Asamblistët diskutuan rreth kësaj pike dhe në fund aprovuan pa ndryshime.Gjithashtu këshilltarët a samblesë komunale të Lipjanit aprovuan në këtë mbledhje, Propozim Vendimin për dhënien në shfrytëzim të tokës- pasuri shoqërore e KK-së Lipjan për varreza në fshatin Babush i Muhaxhereve, pastaj aprovuan varianten e tretë dhe ndan 20 h lidhur me propozim Vendimit për dhënien në shfrytëzim të tokës – pasuri shoqëroe e KK-së Lipjan për ndërtimin e Xhamisë në fshatin Rubovc. Po ashtu këshilltarër,aprovuan Propozim Vendimin për mënyren dhe formën e konpenzimit të tokës urbane të pa ndërtuar të qytetit të Lipjanit në bazë të planit urbanistik si dhe paluajtshmërisë për tokat rurale. Po ashtu u parovua Vendimi për themelimin e Qendrës Kulturore “Tahir Sinani” në Lipjan. Asamblesitës arpovuan Vendimin për formimin e Komisionit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës që të jenë 3 anëtar nga Ekzekutivi dhe 6 nga partitë politike. Dhe në fund të mbledhjes asamblesitët lipjanas dhan pelqimin për Marrëveshjen e Binjakëzimit në mes të Komunës së Lipjanit dhe Komunës Buca nga Izmiri – Turqi.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.