Të enjten në sallën e kuvendit Komunal të Lipjanit u mbajt mbledhja e radhës e asamblesë komunale cilën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit z.. Lulëzim Rrustemi
Të enjten në sallën e kuvendit Komunal të Lipjanit u mbajt mbledhja e radhës të cilën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit z.. Lulëzim Rrustemi, fillimisht ai prezantoi para këshilltarëve, edhe rendin e ditës së propozuar për këtë mbledhje e cila u aprovua unanimisht këshilltarët komunal. Petrit Kelmendi drejtor i Drejtorisë për buxhet dhe financa prezantoi raportin e shpenzimeve për vitin 2009 në mënyrë analitike për shpenzimet e buxhetit sipas programeve dhe kodeve ekonomike për secilin Drejtorat veç e veç. Pas debateve të shumta nga ana e këshilltarëve komunal kjo pikë u aprovua me shumicë votash. Gjithashtu këshilltarët e asamblesë komunale të Lipjanit aprovuan në këtë mbledhje Vendimin për rritjen e të hyrave vetanake të komunës së Lipjanit për vitin 2009, pastaj Vendimin për shpalljen e Zonës ekonomike në kuadër të ZK Poturovc dhe ZK Qylagë, si dhe Propozim Vendimin për Caktimin e lokacionit për ngritjen e qendrës për strehim të përkohshëm në raste emergjente. Këshilltarët në këtë seancë aprovuan edhe Rregulloren për transportin udhëtarëve me automjet Taxi si dhe bënë caktimin e anëtarëve në komitetet e Kuvendit në përputhshmëri me përqindjen e përfaqësimit të ulëseve në asamblenë komunale.