Të mërkuren në prani të drejtorëve të drejtorisë të komunës së Lipjanit, Sazan Ibrahimi kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës ndau një mirënjohje të këtij Asociacioni për kontributin e dhënë kryetarit të komunës së Lipjanit z. Shukri Buja…
Të mërkuren në prani të drejtorëve të drejtorisë të komunës së Lipjanit, Sazan Ibrahimi kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës ndau një mirënjohje të këtij Asociacioni për kontributin e dhënë kryetarit të komunës së Lipjanit z. Shukri Buja. Ai më këtë rast tha se Asociacioni i Komunave të Kosovës është instutucion ku komunat dhe kryetarët e tyre kanë mundësi të bashkërëndisin mendimet dhe idetë për zhvillimin e përbashkët të infrastrukturës ligjore dhe zhvillimit ekonomik. Prandaj, në këtë kontekst një kontribut të veqant në harmonizimin dhe avansimin e shumë qështjeve ka kontribuar edhe kryetari i komunës suaj z. Buja. Ndërkaq kryetari i komunës së Lipjanit z. Shukri Buja falenderoi për mirenjohjen Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe shprehu zotimin për agnazhimin e mëtutjeshëm në këtë instuticion.