Në prani të përfaqësuesëve institucionalë,organizatave të dala nga lufta e UCK-së,bashkëluftëtarë të dëshmorit Xhvavit Kozhani ,familjarë si dhe qytetarë të tjerë ,të mërkurën në sallën e Kuvendit Komunal është mbajtë orë përkujtimore me rastin e 11-vjetorit të rënijes së tij dhe me kë rast u bë promovimi i monografisë Flakadani i Lirisë për dëshmorin Xhavit Kozhani.


Kryatari Komunës së Lipjanit,Shukri Buja para të pranishmëve tha se botimi i kësaj monografie është ditë e rilindjes së tijë, është dëshmi e mirë që tregon se dijmë dhe duam ti qmojmë të gjithë ata që bënë historinë e këtij vendi. Ju e dini qytetarë të Lipjanit se për nder të dëshmorit Xhavit Kozhani është mbajtë një turnir në futboll të vogel tanimë tradicional për Lipjanin ne morem pjësë në finale bëmë shpërndarjen e shpërblimeve për ekipet fituese dhe bëmë homazhe tek lapidari i Dëshmorit Xhavit Kozhani.z. Buja më tej vazhdoi se libri ngërthen në vete shumë dëshmi, të bashkëluftëtarëve të tijë, familjes, vendëlindjes si dhe veprimtarisë së tijë për clirim Kombëtarë. Ndërsa, për monografinë para të pranishmëve foli autori Xhem Karadaku i cili tha se unë pata fatin të jem autor këtij libri Flakadani i Lirisë apo mbarështrues i lëndës e cila më është dhënë nga familjarët. Ne jemi të vetëdishëm se për dëshmorët duhet të bëhet më shumë, duhet të shkruhet duhet të bëhen emisione të ndryshme dokumentare sepse nëse nisemi nga thënja e vjeter latine “nga ajo që shkruhet mbetet e nga ajo që lexohet fluturon”andaj ne duhet sa më shumë të shkrujamë e të lëmë gjurmë për të gjithë Dëshmorët dhe ata që sollen lirinë e këtij vendi.
Në fund të kësaj akademie Lumnije Thaci Halili shkëputi disa vargje nga monografia Flakadani i Lirisë.