Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan,CIMIK-u, I cili vepron në kuadër të  KFOR-it, Finlandez, i ka dhuruar një donacion, ku janë përfshirë pajisje medicionale  të nevojshme për pacientët e kësaj Qendre

 IMG_1539.jpgQendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan,CIMIK-u, I cili vepron në kuadër të  KFOR-it, Finlandez, i ka dhuruar një donacion, ku janë përfshirë pajisje medicionale  të nevojshme për pacientët e kësaj Qendre. Siç ka bërë të ditur shefi I CIMIK-ut, majori Pasi Pelkonen, në këto pajisje përfshihen nga një Ultrazë, Defibrilator me monitor,Boca të Oksigjenit, Kërrigë Stomatologjike dhe Fotometër,vlera e të cilave kushton 13 mijë e nëntë qindtë e tridhjetë euro.’’unë, mendoj se për të bërë punë të mirë  të CIMIK-ut, duhet të ndihmohet në fusha të ndryshme ,si në infrastrukturë, në shkolla, në shëndetësi dhe në përkujdesjen sociale. Me këtë donacion ne kemi mbështetur punën tuaj dhe dëshirojmë të shohim përmirësime në këtë drejtim’’ka thënë finlandezi Pelkonen.
Ndërsa, Dr. Fitim Mëziu drejtor në Departamentin e Shëndetësisë, lidhur me këtë donacion ka thënë se’’jemi mirënjohës për këtë ndihmë për pacientët tanë, sepse të gjitha këto mjete të cilat I kemi pranuar sot, do të na e lehtësojnë punën tonë si profesionist, dhe kështu do të jemi më afër qytetarëve për tu dalë në ndihmë, për tu ofruar ndihmë profesionale. Unë, i’u falënderojë në emër të kryetarit të komunës për këto pajisje dhe dëshirojë që  të ndajë një Mirënjohje për punën e juaj dhe ndihmën që po bëni për ne, ka thënë dr. Mëziu. Nën kryetari I komunës të Lipjanit Florent Hoxha, gjithashtu, ka falënderuar CIMIK-un, për këto pajisje të dhuruara për QKMF-në, në Lipjan duke thënë se’’këto pajisje do të rrisin infrastrukturën mjekësorë në këtë institucion, dhe personeli mjekësorë në QKMF, do të jetë në funksion të gjithë qytetarëve të komunës sonë’’,Hoxha ka përmendur edhe kontributin e deritashëm të cilin e ka dhënë CIMIK-u, për qytetarët e komunës së Lipjanit. Ndërkaq, dr. Agim Krasniqi drejtor në QKMF-në, të Lipjanit, ka falënderuar CIMIK-un, për këtë donacion I cili do të jetë në shërbim të qytetarëve të komunës së Lipjanit.
 
 
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.