Të enjten në Lipjan ka fillua pastrimi i qytetit për nderë të 1 Prillit Ditës Ndërkombëtare të Ambientit. Këtë aktivitet e kanë organizuar drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, e Arsimit si dhe ajo e Shërbimeve Publike…
Të enjten në Lipjan ka fillua pastrimi i qytetit për nderë të 1 Prillit Ditës Ndërkombëtare të Ambientit. Këtë aktivitet e kanë organizuar drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, e Arsimit si dhe ajo e Shërbimeve Publike. Fillimisht në orët e paradites filloi pastrimi i ambientit rreth shtëpisë së kulturës ku nxënësve të dy shkollave të mesme, shkollës fillore të qytetit pastaj aktivistëve të Qendrës Rinore iu bashkëngjitë kryetari i komunës Shukri Buja, nënkryetari Floernt Hoxha si dhe një pjesë drejtorëve të drejtorive komunale. Me këtë rast kryetari Buja përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit të cilët janë angazhuar për pastrimin e ambientit dhe uroj që mos të jetë vetëm ky muaji i higjienës por në vazhdimësi gjatë tërë vitit të përkujdesemi ta bëjmë Lipjanin qytet Ekologjik. Ndërsa, Agim Bylykbashi drejtor i KRS-së tha se sot kemi filluar me muajin e Ekologjisë dhe Higjienës prandaj edhe ne kemi marr një aktivitet të tillë që të përkujdesemi për një ambient të pasur dhe të shëndosh rreth nesh. Ky aktivitet do të vazhdoi gjatë tërë muajit prill, qëllimi ynë është të bëjmë vetëdijesimin e qytetarëve për një ambient të pastër në qytetin e Lipjanit si dhe fshatrat tjera për rreth. Gjithashtu sot për nder të këtij aktiviteti do të mbahet debat me të rinjtë me temën “Të kujdesemi për Ambientin, që të kemi shëndet të mire”.