Drejtorati për Kulturë Rini dhe Sport ,nën patronatin e kryetarit të komunës së Lipjanit Shukri Buja ka organizua Ditët e Kulturës 1-14 Qershor 2010
Drejtorati për Kulturë Rini dhe Sport ,nën patronatin e kryetarit të komunës së Lipjanit Shukri Buja ka organizua Ditët e Kulturës 1-14 Qershor 2010. Gjatë këtyre ditëve , priten të mbahen aktivitete kulturore dhe sportive. Këto aktivitete mbahen për nderë të festave të Qershorit dhe kanë filluar me 1-Qershor Ditën Botërore të fëmijëve dhe përfundojnë më 14-Qershor për nderë Ditës së dëshmorëve të komunës së Lipjanit. Ndërsa, sa i përket aktiviteteve sportive që do të organizohen brenda këtyre ditëve ,Bekim Zaskoku zyrtar për rini dhe sport pran DKRS-së,shprehet se sot do të filloi turniri në futboll të vogël, tani më tradicional Kupa e Lipjanit 2010 .Deri metani janë paraqitur mbi 35 ekipe,por presim që ky numër të rritet më shumë ,deri në fillim të lojës së parë. Ndeshjet do të zhvillohen në fushën sportive Erëza tek Pishina në rrugën transit Lipjan-Prishtinë,lojërat do të luhen me 4+1 lojtarë në dy pjesë me nga 10 minuta. Finalja e këtij turniri zhvillohet me14 Qershor dhe do të shpërblehen tri vendet e para përfundoi z.Zaskoku.