Në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan sot ka fillua vaksinimi I fëmijëve sipas programit të paraparë në QKMF,tha Agim Krasniqi drejtor.

Nëse fëmija për çfarëdo arsye qoftë nuk është vaksinuar në moshën e paraparë me kalendar të vaksinimit, patjetër duhet të vaksinohet dhe të kompletojë statusin imunitar.
Vaksinimi bëhet në dozë prej 0.1 ml apo 2 pika në gojë.
Imunizimi kundër hepatitit B
Imunizimi kundër hepatitit B bëhet me vaksinim dhe atë në tri doza prej 0.5 ml me rrugë intramuskulare. Vaksinimi fillon në lindëtore (doza e parë) së bashku me BCG vaksinën. Vaksina BCG jepet në cepin e krahut të majtë me rrugë intradermale, kurse vaksina kundër hepatitit B jepet në kofshë me rrugë intramuskulare. Vaksina kundër hepatitit B jepet në kofshë për shkak se është i vetmi muskul i zhvilluar që mundëson dhënien intramuskulare.
Doza e II-të jepet në muajin e dytë së bashku me dozën e I-rë të DPT dhe OPV vaksinës.
Doza e III-të jepen në muajin e katërt së bashku me dozën e III-të të DPT dhe OPV vaksinës.
Doza e II-të dhe e III-të jepet në krah në dozë prej 0.5 ml me rrugë intra-muskulore.
Për vaksinim komplet me të tri doza përfshihen të gjithë fëmijët e lindur që nga janari i vitit 2010. Po ashtu, gjatë vitit 2010 duhet të vaksinohen me dozën e II-të dhe të III-të edhe fëmijët e lindur që nga shtatori deri në dhjetor të vitit 2009.
Nëse për çfarëdo arsye qoftë, vaksinimi i fëmijës nuk bëhet me kohë, dozat e mbetura mund të merren në kontaktin e parë të ardhshëm. Në këtë rast, lejohet dallimi kohor mes dozave prej katër javëve.
QKMF në Lipjan është qendër koordinuese e vaksinimit për tere komunën Lipjanit dhe qendër vaksinuese për këto vendbanime: Lipjan, Hallaq i Vogel, Hallaq i Madh, Jeta e Re Suhadoll, Radeve, Topliqan, Grackë e Vogël, Rufc i Ri, Rufc i Vjetër, Ribar i Vogël, Bujan, Bregu i Zi, Banullë, Gllogovc, Bujari, Qallapek dhe Smallushë. Orari i punës është 12 orë duke përfshirë edhe te shtunave. Qendra është e kompletuar me zinxhir te ftohet, me kartoteke dhe kompjuter, ku punojnë një mjek dhe katër motra te vaksinimit
QMF Janjevë – Vaksinimi aplikohet nga ora 7 – 14, është i pajisur me zinxhir te ftohet dhe kartoteke mjeku dhe motra e vaksinimit janë te përhershëm. Këtu vaksinohen fshatrat e Janjevë, Teqe, Okllap, Brus, Hanrovc, Bukavicë dhe Vogoqicë.
QMF Gadime – Mjeku dhe motra e vaksinimit janë te përhershëm me orar 07-14, punkti është i pajisur me zinxhir të ftohet dhe kartotekë. Në këtë punkt vaksinohen këto fshatra: Gadime e Eperme, Gadime e Ulët, Babush, Gllavicë, Marevc, Vrellë, Plitkoviq.
QMF Magurë – Mjeku dhe motra e vaksinimit janë të përhershëm, është i pajisur me zinxhir te ftohet dhe kartotekë. Ne këtë punkt bëhet vaksinimi i fëmijëve të Magures, Medvecit, Vrelles, Leletiqit, Qyqylages, Blinajes dhe Mirenës.
AMF Kraishtë – Mjeku punon tri dite ne javë kurse tekniku i vaksinimit punojnë çdo dite . punkti është i pajisur me zinxhir te ftohet dhe kartoteke. Ne këtë punkt vaksinohen këto fshatra: Kraishta, Ribari i Madh, Varigovci dhe Zllakuqani.
AMF Sllovi – Mjeku punon 5do ditë pune, kurse motra e vaksinimit është e përhershme, punkti është i kompletuar me zinxhir te ftohet dhe kartotekë. Ne ketë punkt vaksinohen këto fshatra: Sllovi, Terbuvc.
AMF Rubovc – Mjeku punon dy ditë ne jave kurse motra e vaksinimit është e përhershme, punkti është i kompletuar me zinxhir te ftohet dhe kartoteke. Ne këtë punkt vaksinohen këto fshatra: Rubovc, Kojske dhe Llugaxhi.
QMF Shalë – Mjeku dhe motra e vaksinimit janë të përhershëm
është qendër e vaksinimit kontinuel e pajisur me zinxhir te ftohet dhe
kartotekë. Ne ketë punkt vaksinohen këto fshatra: Shalë, Baicë,
Risinovc, Kleqkë dhe Krojmir.
AMF Dobrajë – Mjeku dhe motra e vaksinimit punojnë dy ditë në javë, qendra është e pajisur me zinxhir te ftohet dhe kartoteke. Aktualisht ne ketë AMF nuk kryhet vaksinimi për arsye objektive. Ne ketë AMF gravitojnë keto vendbanime: Dobraje e Madhe, Dobraje e Vogel, Gllanice, Lluga, Poturovc, Torinë. Fëmijët e këtyre vendbanimeve për momentin vaksinohen ne QKMF
Vaksinimi kampanje:
Vaksinimi i klasave te I-para , te VI-gjashta dhe vitet e XII- te shkollave te mesme do te behet ne koordinim me Drejtoratin e Arsimit dhe udhëheqësit e shkollave përkatëse.
Në muajin mars – prill, maj planifikojmë te vaksinojmë fëmijët shkollor sipas programit te vaksinimit.
- Klasa e pare ……… (6-7 vjet) Di-Te ; Polyo ; MMR-2 – 1239 nxënës
- Klasa e gjashte ……(12-13 vjet) Polyo ; Di -Te pro ad. – 1082 nxënës
- Viti katërt ………… (18 vjet) Te – al. – 879 nxënës
Përfundoi z.Krasniqi