Sot në sallën e Kuvendit të Komunës, është mbajtur takimi i parë mes përfaqësuesve të Komunës së Lipjanit dhe kompanisë së angazhuar për përkrahje profesionale për fillimin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal për periudhen e ardhshme 8 vjeçare.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, ka thënë se është i hapi parë i angazhimit tonë në hartimin e Planit Zhvillimor Komunal, andaj kërkoj angazhimin maksimal të të gjithë akterëve të përfshirë në këtë aktivitet në mënyrë që ky plan të jetë sa ma i sakte dhe sa më kredibil, një plan që do të na ndihmonte shumë në zhvillimin e gjithmbarshëm të Komunës së Lipjanit.
Kryetari Imri Ahmeti po ashtu ka theksuar se gjatë procesit të hartimit të Planit do të ketë sfida të ndryshme por jam i bindur që edhe me ndihmen profesionale të kompanisë dhe kontributin tonë, në fund do ta kemi një dokument që i plotëson nevojat e qytetarëve të Komunës së Lipjanit dhe me të cilin synohet vazhdimi i hapjes së perspektivave zhvillimore për një zhvillim sa më gjithpërfshirës dhe të ekuilibruar brenda territorit të Komunës së Lipjanit
Ndërsa, drejtori për Planifikim dhe Urbanizëm, Imri Semetishti, tha se Plani Zhvillimor Komunal është akti më i lartë i planifikimit hapësinor në nivel lokal një plan strategjik multisektorial me të cilin percaktohen caqet e zhvillimit hapësinor, ekonomik dhe social.
Drejtori Semetishti ka potencuar se me Planin Zhvillimor Komunal planifikohet zhvillimi hapësinor në kontekst të ndryshimeve të bëra dhe harmozimin e tyre me nevojat reale dhe mundësitë për të arritur kushte optimale të zhvillimit dhe organizimit hapësinor dhe të ndërtimit në territorin e Komunes së Lipjanit. Ai po ashtu ka thënë se qëllimi i hartimit të planit nuk është vetëm përmbushja e një detyrimi ligjor, në fakt ne si komunë qëllim themelor kemi që të zhvillojmë një plan jo ideal por një plan real me objektiva të qarta dhe të mundshme për zbatim.
Nga ana tjetër, Isamil Baftiari, përfaqesues i Institutit për Shkencë dhe Teknologji, është shprehur i nderuar që i’u është besuar puna për hartimin e këtij dokumenti shumë të rëndësishëm të komunës. Ai me tej ka bërë një prezantim të hapave për zhvillimin e dokumentit dhe angazhimeve që priten në të ardhmen.