Për nderë të12 Qershorit Ditës së Çlirimit të Lipjanit të shtunën në një solemnitet rasti është shënuar fillimi i punës së televizionit “TV Lipjani” në Lipjan
Për nderë të12 Qershorit Ditës së Çlirimit të Lipjanit të shtunën në një solemnitet rasti është shënuar fillimi i punës së te
levizion “TV Lipjani” në Lipjan, me rast krahas figurave të shquara të penës, kanë marrë pjesë edhe udhëheqës të komunës, Shukri Buja kryetar,Florent Hoxha nënkryetar të KK të Lipjanit,këshilltarë të asamblesë komunale si dhe qytetarë të shumtë. Hapja e këtij televizioni që për momentin mund të shikohet vetëm në rrjetin kabllovik në UHF 26, është fryt I pronarit kompanisë “Pro Media”të pronarit Sabit Ballabani me seli në Prishtinë. Sabit Ballabani drejtor i kompanisë “Por Media” tha hapja e këtij televizioni është një e arritur ekonomike e familjes sime, me që ne në Prishtinë e kemi një televizion të tillë kemi menduar se edhe qytetit i Lipjanit njëherit vendlindja ime meriton dhe duhet të ketë një TV lokal. Ndërsa kryetari i komunës së Lipjanit z. Shukri Buja përshëndeti hapjen fillimin e punës së TV Lipjanit dhe konsideroj se është një mundësi e mirë si dhe një dritare e informimit për të gjithë qytetarët lipjanas për të arriturat e zhvillimit ekonomik, arsim shëndetësi, mirëqene sociale infrastrukturë etj. Ky TV është edhe një mundësi e mirë që puna jonë të jetë sa ma transparente dhe e përgjegjshme për qytetarët tonë tha mes të tjerash kryetari Buja.