Instrumentistët e vegjël popullor të SHKA-së “Ulpiana”të Lipjanit, ditë më parë kanë fillua përgatitjet për pjesëmarrje në Festivalin e 7-të (shtatë) mbarë kombëtarë të Instrumentistëve të Vegjël Popullor që mbahet më 20,21 dhe 22 maj të këtij viti në Fushë-Arrëz.
Instrumentistët e vegjël popullor të SHKA-së “Ulpiana”të Lipjanit, ditë më parë kanë fillua përgatitjet për pjesëmarrje në Festivalin e 7-të (shtatë) mbarë kombëtarë të Instrumentistëve të Vegjël Popullor që mbahet më 20,21 dhe 22 maj të këtij viti në Fushë-Arrëz.
Agim Bylykbashi drejtor për Kulturë Rini dhe Sport, për këtë aktivitet kulturor mes tjerash tha se: Bashkia e Fushë-Arrëzit dhe Komuna e Lipjanit vite më parë kanë të nënshkruar një marrëveshje për binjakëzim të këtyre dy njësive vendore. Pra, sa i përket sferës së kulturës tani më kemi një bashkëpunim të mirë në mes të dy pushteteve lokale vendore. Më konkretisht komuna e Lipjanit dhe Bashkia e Fushë-Arrëzit janë bashkorganizator të festivalit mbarëkombëtar të Instrumentistëve të Vegjël Popullor. Ne për organizimin e festivali do të ndajmë mjete financiare,ndërsa për grupet e fëmijëve nga komunat e ndryshme të Kosovës jemi koordinues të mbarëvajtjes festivalit. përfundoi,z. Bylygbashi. Ndërkaq, Selman Jashanica shef për Kulturë pran drjetoratit për KRS shprehu se ,Grupet pjesëmarrëse të fëmijëve nga Kosova dhe Shqipëria në përbërje duhet të kenë nga 12 fëmijë,të moshave 6-15 vjeç,dy shoqërues etj.
Ai më tej shtoi se vitin e kaluar një konkurrencë të fortë vendin e parë e zuri grupi i fëmijëve nga Drenasi, vendin e dytë grupi i fëmijëve nga qendra kulturore e Fushë – Arrezit ndërsa në vendin e tretë u radhitën grupi i fëmijëve nga Lipjani. Kurse 10 grupet më të mira që do të përzgjidhen ne ketë festival në muajin qershor të këtij viti për nderë 12 Qershorit Ditës së Çlirimit të Lipjanit do të prezantohen para qytetareve lipjanas përfundoi z. Jashanica.